Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP” kanë nisur disa flirte. anori më i ri i cili erdhi nga emisioni “Për’puthen”, si duket ka një simpati për ish-banoren e edicionit të “Big Brother 9”, Armelën.
Duke shkëmbyer biseda gjatë natës Armela u shpreh se përveç lojës ka nevojë për njerëz që të shprehet nga të cilët një prej tyre edhe Anxhelo, të cilin ajo e cilësoi si “vëlla”.
Ajo që u vu re ishte dhe reagimi i banorit, Keijsi, i cili nguli këmbë disa herë “ke nevojë për dikë si unë”.
Armela: Këtu duhet edhe ndonjë muhabet jashtë loje, jashtë Bigut që të heq mendjen.
Keijsi: Edhe ai person jam unë.
Armela: Po, kam disa nuk është se s’kam, edhe me Anxhelon kam muhabet shumë.
Keijsi: Me kë?
Armela: Me Anxhelon, bëjmë kështu muhabetesh që s’kanë lidhje me kto. Madje kur më shikon të stresuar mundohet të më qetësojë, e kam si vëlla është shumë i mirë. Por që duhet duhet, siç kam gocat që…
Keijsi: Duhet dhe një si unë.
Armela: Duhet po (buzëqeshin).
Gazeta Shqip