Aktualitet

Apeli lë në burg përjetë Denis Shtrazën

Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda rikonfirmoi dënimin me burg të përjetshëm për Denis Shtrazën, i cili u shpall fajtor për rrëmbimin me pasojë vdekjen e Gazmend Çollakut në janar të vitit 2016. Më 19 mars 2018, Gjykata e Krimeve të Rënda dha dënimin me burg të përjetshëm, por ky vendim u apelua nga pala mbrojtëse. Për vrasjen e Çollakut ishte akuzuar dhe Ervin Dalipaj për të cilin pushoi gjykimi pas ekzekutimit të tij në prill të 2017 tek mbikalimi i Sukthit.