Lifestyle Tech

Aplikacioni kinez që së fundmi është bërë viral titullohet…

Një aplikacion me një emër të pazakontë dhe disi makabër, por me një funksion shumë të thjeshtë, është bërë viral në Kinë, duke iu përgjigjur një nevoje reale të jetës në qytetet moderne (dhe të vetmuara). Aplikacioni quhet “A ke vdekur?” dhe funksionon si një sistem digjital sigurie: çdo dy ditë, përdoruesi duhet të shtypë një buton për të konfirmuar se është mir“A ke vdekur?”: Aplikacioni kinez që po kthehet në fenomen global.  Një aplikacion me një emër të pazakontë dhe disi makabër, por me një funksion shumë të thjeshtë, është bërë viral në Kinë, duke iu përgjigjur një nevoje reale të jetës në metropolet modern (dhe të vetmuara).

Aplikacioni quhet “A ke vdekur?” dhe funksionon si një sistem digjital sigurie: çdo dy ditë, përdoruesi duhet të shtypë një buton për të konfirmuar se është mirë, ose të paktën gjallë. Nëse kjo nuk ndodh, aplikacioni njofton menjëherë kontaktin e caktuar të emergjencës, duke sinjalizuar se diçka mund të ketë ndodhur. Edhe pse u lançua në maj të vitit të kaluar, javët e fundit ka fituar popullaritet, veçanërisht mes të rinjve që jetojnë vetëm në qytetet e mëdha kineze. Si rezultat, ai është shndërruar në aplikacionin me pagesë më të shkarkuar në vend. Në rrjetet sociale kineze, përdoruesit thonë se aplikacioni u jep një ndjenjë qetësie dhe sigurie.

Njerëzit që jetojnë vetëm, në çdo moshë, kanë nevojë për diçka të tillë,

shkruan një përdorues, ndërsa të tjerë flasin hapur për frikën se mos u ndodh diçka pa e kuptuar askush.

Një prej tyre është Wilson Hou, 38 vjeç, i cili punon në Pekin larg familjes.

Më shqetëson ideja se mund të më ndodhë diçka dhe askush të mos e kuptojë, tha ai, duke shpjeguar se ka caktuar nënën e tij si kontakt emergjence.

Megjithatë, emri i aplikacionit ka ngjallur edhe kritika. Disa e konsiderojnë tepër të errët apo ogurzi dhe sugjerojnë emra më neutralë ose pozitivë. Kompania që qëndron pas kësaj ideje, Moonscape Technologies, ka deklaruar se po e shqyrton seriozisht mundësinë e ndryshimit të emrit. Në arenën ndërkombëtare, aplikacioni njihet me emrin Demumu dhe renditet lart në listat e aplikacioneve me pagesë në vende si SHBA-ja, Singapori dhe Australia.