“Apple” do të dëmshpërblehet me 539 milionë dollarë nga “Samsung”-u. Një gjykatë amerikane urdhëroi “Samsung Electronics”, t’i paguajë “Apple”-it shumën, për kopjimin e karakteristikave të “iPhone”-it origjinal. Vendimi përbën hapin më të fundit të një beteje të gjatë ligjore mes prodhuesve më të mëdhenj të “smartphone”-ve në botë. Sherri nisi në 2011-ën kur gjigandi amerikan argumentoi se kompania koreano-jugore shkeli disa patenta.