Bota

Arabi Saudite, hap dyert festivali 45-ditor i hurmave

Festivali më i madh i hurmave të Arabisë në botë hapi dyert në qytetin e Buraidah-së. Fermerë, tregtarë e konsumatorë kanë zbarkuar në “qytetin e hurmave” për festivalin i cili do të zgjasë 45-ditë. Arabia Saudite ka numrin më të madh të palmave të hurmave arabike në botë dhe është vendi që shënon gati 25% të prodhimit të tyre global.