Arabia Saudite filloi sot të shpërndajë patentat e para për gratë, tre javë pas hyrjes në fuqi të dekretit mbretëror që autorizon gratë të ngasin makinat. Arabia Saudite është i vetmi vend në botë ku gratë nuk kanë të drejtë të ngasin makinën. Nisma vjen në kuadër të reformave të frymëzuara nga princi Mohammed bin Salman.