Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.
I ftuar në “Ftesë në 5” ishte opinionisti i “BBV2”, Arbër Hajdari, i cili na tregoi shumë rreth këtij edicioni rreth banorëve, ngjarjeve, fansave etj.
Cili banor do të mungojë më shumë?
Për hirë të batutës dhe çmimit fitues Luizi
Po më pak?
Më pak ka sa të duash, janë një grup që hyn nga jashtë mbështetës të Luizit, nuk do më mungojnë se njerëz që të mbështesin kur bëhesh ka sa të duash, po ata që të mbështesin pa u bërë….
Me kë mund të krijoje miqësi?
Këtë nuk e di… po Kristi është një njeri që më pëlqen nga mënyra si argumenton nga mënyra si i shikon gjërat, për shumë situata më pëlqen…