Aktualitet

Ardi Veliu marrëveshje me homologun kosovar: Të parandalojmë aksidentet!

Krerët e Policive të Shqipërisë dhe Kosovës u takuan ditën e sotme në Lezhë për të diskutuar mbi masat që garantojnë mbarëvajtjen e sezonit turistik. Ardi Veliu dhe Naim Rexha, nënshkruan sot Memorandumin e Bashkëpunimit “Për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor mes dy vendeve, në territorin e Republikës së Shqipërisë”, gjatë sezonit turistik 2018. Ky memorandum ka qëllim vendosjen e bashkëpunimit konkret për parandalimin e shkeljeve administrative në fushën e trafikut rrugor, uljen e numrit të ngjarjeve rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor për krijimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore, që lidhin dy vendet.