Argjentina anuloi miqësoren me Izraelin, për shkak të asaj që cilësohet si presion politik për trajtimin e palestinezëve nga shteti hebraik. Ambasada izraelite në Buenos Aires konfirmoi lajmin, i cili u mirëprit në Gaza, ku të paktën 120 palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite gjatë protestave të fundit.