Ditën e djeshme, marka e njohur “Givenchy” ka lajmëruar se këngëtarja e famshme Ariana Grande do të jetë imazhi zyrtar i tyre.
25-vjeçarja tërhoqi vëmendjen e kësaj marke falë brishtësisë së saj dhe mbi të gjitha për bishtin e gjatë të flokëve.
Në platformat sociale të “Givenchy” dhe Arianas janë postuar një sërë fotosh dhe videosh nga momentet e xhirimit të fushatës së tyre të re por pa zbuluar detaje të shumta.
E vetmja gjë që dihet është koleksioni më i ri i “Givenchy” në bashkëpunim me Grande do ta lançohet në korrik të këtij viti.