Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.
Ditën e sotme i ftuar në Wake Up ka qenë ish-banori i “BBV2”, Armaldo Kllogjeri, i cili na tregoi shumë rreth mendimeve për banorët e tjerë, por zbuloi edhe nga jeta e tij personale. Armaldo shumë shpejt do të bëhet për herë të dytë baba i një vajze dhe na ka treguar emrin që kanë menduar t’i vendosin vogëlushes që do të vij në jetë.
Kemi menduar një emër për vajzën, kemi menduar emrin Hana, vajza jonë e ka dëshirë, por unë jam pak skeptik, nuk e di, do mbledhim, do mbledhim. Aria ka dëshirë dhe Aria ma propozoi sa dola nga “Big Brother”. Nuk e di mund t’ja vendosim dhe Hana, nëse juve ju duket i bukur…
Miqësia mes Armaldos dhe Jorit ka nisur që brenda shtëpisë së “BBV2” dhe ka vazhduar edhe jashtë. Këtë na e kanë treguar vetë ata me postimet e ndryshme në Instagram, ku na kanë treguar edhe momente ‘funny’. Ditën e djeshme kanë postuar në Instastory një ‘screenshot’ nga një ‘videocall’ mes tyre, ku duken mjaft të qeshur dhe duket se tashmë janë miq shumë të mirë.