Aktualitet

Arrestohen shqiptarët në Spanjë, vodhën shtëpinë e yllit të Barcelonës

Policia Katalanase dhe skuadra e specializuar “Mossos” në Barcelonë arrestuan 10 emigrantë shqiptarë, për 30 grabitje banesash në zonën e saj metropolitane. Mediat spanjolle thonë se grupi kryente vjedhje me dhunë dhe për to përdorte automjete po të vjedhura. Sipas hetuesve katalanas, objektivat e skifterëve shqiptarë ishin kryesisht të hollat dhe bizhuteritë në shtëpitë veçuara nga njëra-tjetra. Ndër shënjestrat e tyre ishte dhe vila e futbollistit të Barcelonës, Luis Suarez.