Së fundmi, aktori i njohur amerikan, Zach Avery është vënë në pranga sepse dyshohet se ka organizuar një skemë piramidale prej 690 milionë dollarëshe. 34-vjeçari u mor në paraburgim dhe u akuzua për mashtrim me skemën piramidale në lidhje me kompaninë e tij “1inMM Capital LLC”.
Sipas një ankese të Komisionit të letrave me vlerë, ai është akuzuar për mbledhjen e më shumë se 690 milionë dollarëve për 5 vjet pasi u kishte thënë investitorëve se kishte marrëveshje licensimi filmash me kompani të mëdha, përfshirë HBO dhe Netflix. Dyshohet se ai u kishte thënë investitorëve në mënyrë të rreme se kishte kontratë të suksesshme të shitjes së të drejtave të filmit.
Aktori dhe “1inMM” u kishin premtuar investitorëve kthime më të mëdha se 35% dhe të paguanin ato kthime të supozuara të investimeve të hershme duke përdorur fonde nga investime më të reja. Në ankesë thuhet se Avery u kishte treguar investitorëve marrëveshje dhe email të trilluara në lidhje me marrëveshjet e pretenduara me HBO dhe Netflix.
Ndër filmat që ai gënjeu për zotërimin e të drejtave ishin filmi i Jean-Claude Van Damme i vitit 1989, “Kickboxer”, si dhe “The Lords of Salem”, një film horror i vitit 2012. Aktori u vendos në paraburgim ditën e martë, ku agjentët hynë në shtëpinë e tij për të gjetur prova të tjera.