Rajoni

Arrestohet lideri i partisë kryesore opozitare në Republikën Sërpska!

Milan Miliçeviç, kryetar i Partisë Demokratike Serbe, u arrestua sot, siç konfirmuan nga kjo parti, që është më e madhja opozitare në Republikën SërpskaBosnjë-Hercegovinës.

Më herët, Ministria e Punëve të Brendshme e këtij entiteti njoftoi se oficerët e Drejtorisë së Policisë Kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska, nën mbikëqyrjen e Departamentit Special për Luftën kundër Korrupsionit dhe disa departamenteve të tjera, kryen një aksion operativ të koduar “Blloku”.

Në njoftimin e MPB-së thuhet se personat me inicialet M.M., M.D. e M.J, të gjithë nga qyteti Tesliç, u arrestuan nën dyshimet se kanë kryer vepra penale që kanë të bëjnë me ndikimin dhe pranimin e ryshfetit.

Në njoftim thuhet po ashtu se oficerët e policisë kanë sekuestruar rreth 45 mijë euro gjatë hetimeve në gjashtë muajt e fundit, me urdhër të gjykatës kompetente.

Këto para buronin nga veprimet korruptive të personave të përmendur dhe janë depozituar në depozitën e gjykatës.

Personat e privuar nga liria do t’i dorëzohen prokurorit kompetent të Prokurorisë së Republikës Sërpska brenda afatit ligjor, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e këtij entiteti.

Nga Partia Demokratike Serbe në Tesliç thanë se “kjo është një përpjekje e dukshme për frikësim politik, duke krijuar kaos dhe dhunë kundër vullnetit të shprehur të qytetarëve”.