4 ditë pas arratisjes së tre shqiptarëve nga qelitë e një komisariati në Athinë, policia greke arreston njërin prej tyre. Sot u prangos Gertian Vrushaj. Ndërkaq, vazhdon kërkimi për dy shqiptarët e tjerë, Marjus Dedolli dhe një 17-vjeçar, emri i të cilit nuk jepet pasi është i mitur. Që të tre ishin arrestuar si të përfshirë në mbi 70 raste grabitjesh, në rajonin e Atikës. Më 19 Qershor, ata sharruan me fletë metalike hekurat e tualetit të paraburgimit, për t’u hedhur më pas nga një lartësi prej 10 metrash.