Një nga arsyet më të shpeshta se përse stomaku juaj është i fryrë ose i fortë, mund të jetë ajri që gëlltisni ose produktet ushqimore që krijojnë shumë gazra në sistemin tretës. Shpesh ky nuk është një problem por herë të tjera mund të jetë tregues i një problemi më serioz.
Të tilla mund të jenë bllokimi i zorrëve ose sëmundja e zorrëve të inflamuara. Për rehatinë dhe mirëqenien tuaj, një bark i fortë dhe i fryrë nuk është diçka që duhet ta injoroni. Ja disa nga shkaqet dhe si të merrni ndihmën që ju nevojitet.
Ndiheni të fryrë.
Ju mund të vini re se niveli i fryrjes luhatet gjatë ditës me kalimin e orëve ose në bazë të asaj që po hani. Disa gjëra që mund të ndihmojnë janë të ngrënit më ngadalë dhe shmangien e çamçakëzit për të reduktuar sasinë e ajrit që mund të gëlltisni pa kuptuar. Gjithashtu dhe kufizimin e pijeve të gazuara që shkaktojnë fryrje të stomakut.
Keni intolerancë ushqimore.
Intoleranca më e zakonshme e lidhur me fryrjen është intoleranca ndaj laktozës. Por intolerancat e tjera ushqimore, si dhe disa sëmunde autoimune ku ngrënia e glutenit dëmton zorrën e vogël ose rrit së tepërmi bakteriet, mund të shkaktojnë fryrje dhe forcim të stomakut.