Misteri i avionit me numër fluturimi MH370, duket se nuk do të zbardhet kurrë. Një kërkim privat për gjetjen e tij u mbyll zyrtarisht pa rezultate. Kompania “Ocean Infinity” me bazë në Amerikë, përdori një mjet që zhytej në thellësinë e detit për të zhvilluar një kërkim 90 ditor në një zonë të gjerë në jug të Oqeanit Indian. Qeveria Malajziane bëri të ditur se nuk ka në plan të nisë kërkime të reja.