Policia zbuloi rreth 155 rrënjë kanabis e kultivuar në vendin e quajtur “Përroi i gurit të shkallës” në fshatin Peshtan. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies nga policia, ndërsa u bë kallëzim penal në Prokurorinë e Gjirokastrës për një 47 vjeçar. Ky shtetas u shpall në kërkim nga policia dhe po punohet për kapjen e tij.