Bota

Asgjësohet një celule terroriste që planifikonte vrasjen e Kryeministrit Netanyahu

Shërbimi i Sigurisë së Brendshme Izraelite njoftoi asgjësimin e një celule terroriste, e drejtuar nga një efektiv sirian, që planifikonte vrasjen e Kryeministrit Benyamin Netanyahu. Në shënjestër ishte dhe Kryebashkiaku i Jeruzalemit, Nir Barkat. Në pranga ranë tre anëtarë të Frontit Popullor për Lirinë e Palestinës, ndërsa drejtuesi i grupit nuk është prangosur ende.