Celebrities FLET - News

“Askush nuk ka aq para sa të blej të kaluarën e vet”/ Nervozohet Dash Shehi në “Flet” me Ilnisa Agollin!

I ftuar në podcastin e Ilnisa Agolli “Flet”, në Top Channel dhe Top Albania Radio, politikani Dashamir Shehi dha jo pak deklarata në një rrëfim ndryshe nga sa ne e njohim. Ai zbuloi më shumë nga jeta e tij, karriera në politikë dhe jo vetëm.

Pjesë nga intervista:

Ilnisa: Nuk të kam pyetur asnjëherë përgjatë 10 viteve që ne njihemi, se si ka qenë rinia jote dikur? Vërtet…

Dashamir: Normale.

Ilnisa: Si ka qenë Dashi?

Dashamir: Shiko, shiko e di si është puna. Se shoh njerëz tani që shkruajnë për rininë e vet dhe flasin sikur kanë jetuar si zotërinj dhe kanë lexuar shumë. E bëjnë edhe pjesë e aristokratit. Dikush që ka vënë 5 lekë edhe tregon sikur çfarë jete ka bërë. Thotë Marsel Prusti: “Askush nuk ka aq para sa të blejë të kaluarën e vet.” Kështu që të fillosh të gënjesh sikur ti ke jetauar dhe i ke bërë këto është një përrallë e kotë.