Aktualitet

Atentati mafioz në qendër të Shkodrës me një viktimë, ja çfarë dihet deri tani!

Policia e Shkodrës reagoi zyrtarisht për vrasjen e ndodhur në mes të qytetit verior, një natë më parë. Viktimë mbeti shetasi i identifikuar si Kristian Kola, 34 vjeç. Blutë njoftuan se krimi ndodhi orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta. Dy shtetas ende të paidentifikuar qëlluan Kolën, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shkodër / Informacion paraprak Rreth orës 22:30, në lagjen “Vasil Shanto”, në rrethana ende të paqarta, dy shtetas ende të paidentifikuar dyshohet se kanë vrarë me armë zjarri shtetasin K.K., 34 vjeç, i cili ishte në ambientet e jashtme të një lokali.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe vijojnë kontrollet në zonë e në ambiente të ndryshme, për kapjen e autorëve.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për sqarimin e rrethanave, dokumentimin ligjor, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Dy autorët me motor dhe skafandra në kokë, iu afruan 34 vjeçarit e qëlluan në drejtim të tij disa herë. Më pas u larguan nga vendi i ngjarjes pa lënë gjurmë. Plumbat e kapën të riun në pjesën e gjoksit dhe rezultuan fatale. Kristian Kola nuk rezulton një person me precedentë të mëparshëm kriminalë, por dyshohet se ka qenë autor i një plagosjeje.