Një studim shkencor ka treguar se kur një partner ka atashim ankthioz dhe tjetri shmangës, marrëdhënia shpesh shoqërohet me nivele të larta stresi dhe konflikti.
Hulumtimi i publikuar në revistën “Psychosomatic Medicine” analizoi çifte të sapomartuara duke i vendosur në situata diskutimi për probleme personale.
U vu re se në çiftet ku një partner kishte atashim ankthioz dhe tjetri shmangës, të dy përjetonin rritje të nivelit të kortizolit (hormoni i stresit).
Partneri me atashim ankthioz ndiente nevojë për afërsi, por shpesh e shprehte me tone ankthi, ndërsa partneri shmangës tërhiqej dhe nuk ofronte mbështetje emocionale, kjo prej një ndjesie “sulmi”.
Ky kombinim është një nga më sfiduesit për marrëdhëniet romantike. Megjithatë, duke kuptuar modelet e tyre të atashimit, çiftet mund të mësojnë të komunikojnë më qartë dhe të kërkojnë ndihmë nga terapia për të ndërtuar një ekuilibër më të shëndetshëm.