Celebrities

Aurel Thellimi rrëfen çfarë fshihet pas këngës “Grua”!

Mëngjesi në Top Albania Radio fillon me ‘Wake Up’. Programi i njëkohshëm radio-televiziv i Top Channel e Top Albania Radio, në thelb ka përcjelljen e informacionit më të nevojshëm për mëngjesin. Programi nis analizat mbi lajmet e pritshme gjatë ditës, këmbimin valutor e parashikimin e motit. “Wake Up” vjen e thellohet me bisedat e mëngjesit me të ftuarit në studio. Bisedat janë përqëndrimi i mendimit e analizës apo i informacionit mbi gjithçka duke nisur nga politika, jeta e përditshme urbane e deri tek arti, spektakli dhe personazhet më interesante në vend. Zgjimi në “Wake Up” është ritmik dhe me buzëqeshje. Gjatë tre orëve të transmetimit, veç informacionit tipik mëngjezor që tërheq vëmendjen e dëgjuesve dhe shikuesve, muzika e programit mbetet një nga armët e forta që prek te gjitha gjeneratat e audiencës dhe dëshiron që të jetë kolona zanore e çdokujt, që në nisje të ditës.

Aurel Thellimi ishte sot i ftuar në “Wake Up” për t’u shprehur për projektet muzikore dhe jo vetëm. Ai tregoi për këngën “Grua” ku u shpreh:

Kam vendosur veten këtë herë për klipin. Luksi është të jesh vetvetja, prandaj zgjodha klipin bardhezi. Jam shumë i lumtur që kam thënë që edhe ne burrat dimë të dashurojmë. Burrat shqiptar dashurojnë, qenia dashuron njësoj qoftë burrë apo grua.

Çfarë i ka thënë gruaja për këngën?

Është shumë e vështirë të depërtosh, ndjehem mirë që kjo këngë është vlerësuar shumë. Ajo më thotë gjithmonë bëj këngë të mira.

Ndër të tjera, ai u shpreh:

Më thonin i ke blerë klikimet, unë jam shumë i lumtur që muzika ime dëgjohet nga shqiptarët e diasporës.