Kisha Katolike në Australi refuzoi zyrtarisht një rekomandim që priftërinjtë të detyrohen të raportojnë abuzimin seksual të fëmijëve gjatë rrëfimit. Hetimi pesë-vjeçar zbuloi se dhjetëra mijëra fëmijë kanë pësuar abuzime seksuale në institucionet australiane, më së shumti në Kishat Katolike. Ndërkaq pavarësisht akuzave, udhëheqësit e Kishës pranuan shumicën e rekomandimeve të hetuesve, por përsëritën se shkelja e rrëfimit ishte në kundërshtim me besimin e tyre.