Një makinë hyri mes turmës në Melburn të Australisë, tre persona humbën jetën dhe 15 u plagosën. Nuk ka informacione nëse bëhet fjalë për një sulm terrorist apo të një natyre tjetër, ndërsa u arrestua një person. Ngjarja ndodhi përgjatë pedonales pranë një qendre tregtare. Autoambulancat dhe makinat e policisë bllokuan rrugët përreth.