Austria nis mbylljen e xhamive, ndërsa për kancelarin Sebastian Kurz, “Ky është vetëm fillimi”. Vendimi ishte paralajmëruar, por tashme qeveria e djathtë ka vendosur t’i kthejë fjalët në vepra. Bashkë me kyçjen e xhamive, këto ditë planifikohet dëbimi i të paktën 40 imamëve. Në Austri jeton një komunitet prej 600 mijë myslimanësh, shumica turq.