Bota

Austria propozon ndihmë ushtarake të BE-së për kontrollime kufitare

Austria propozoi angazhimin e forcave të armatosura të Bashkimit Evropian për t’iu ndihmuar rojeve kufitare të bllokut për të ndalur emigrantët pa dokumente. Ministri austriak i Mbrojtjes, Mario Kunasek tha se  ushtarët do të duhej të ishin nën kontrollin e policisë.Ai tha se Austria është e vendosur për të parandaluar përsëritjen e valës së emigrantëve të vitit 2015.