Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu zonën e Fllakës në Durrës, duke shkrumbuar autobusë të vjetër, të braktisur. Rreshtimi i mjeteve, favorizoi përhapjen e shpejtë të flakëve, në sektorin “Rinia”. Në një terren të vështirë, forcat zjarrfikëse punuan për vënien nën kontroll të zjarrit, si edhe nisën hetimet rreth shkaqeve.
Njoftimi i Policisë /Informacion paraprak
Rreth orës 13:45, në lagjen nr. 15, Durrës, në parkun e autobusëve në sektorin “Rinia”, pranë “Eco Park”, ka rënë zjarr në ambientet e parkimit të autobusëve, ku, si pasojë, janë përfshirë nga flakët disa autobusë të vjetër.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.