Ava Max është një nga këngëtaret më të famshme dhe më të talentuara. Ajo ka arritur suksese të mëdha dhe numëron shumë hite. Së fundmi, artistja e njohur me origjinë shqiptare ka realizuar një bashkëpunim të ri me Jonas Blue, R3HAB dhe Kylie Cantrall. “Sad boy” mban titullin kënga e tyre e re, e cila përkthyer në shqip do të thotë “djalë i trishtuar”.
Kënga është publikuar në kanalin “YouTube” vetëm në versionin audio me tekst, derisa nuk është bërë e ditur nëse do t’i realizohet edhe klipi. Ndërkaq, bukuroshja e ka lajmëruar publikimin e projektit të saj më të ri edhe në rrjetin social, Instagram.
https://www.instagram.com/p/CTpn8bflTHc/
Këngëtarja me origjinë nga Shqipëria vazhdon të shijojë suksesin e albumit të saj të fundit, “Heaven and Hell”, të cilin e publikoi rreth një vit më parë dhe u rendit si albumi i tretë i një artisteje femër, më i dëgjuar në Spotify.
Rikujtojmë, se para se Ava të bëhej e famshme, ka qenë një njeri i thjeshtë si gjithë të tjerët duke u përpjekur të bëjë një punë normale në Amerikë. Ajo e dinte se gjithmonë kishte dashur të bëhej këngëtare. Por ajo u ndikua nga zërat e jashtëm, të cilët e bindën atë se të bëhej një yll popi ishte një shans “një në një miliard”.
Max ka treguar gjithashtu se nëna e saj duhej të hiqte dorë nga ëndrra sepse ajo ishte një emigrante dhe nuk kishte para dhe nuk e dinte gjuhën shumë mirë.