Bota Botë e Çuditshme

“Babagjyshët” zhvishen dhe sfidojnë të ftohtin në Budapest/VIDEO!

Rreth 70 persona të veshur me rroba banje të kuqe dhe me kapelen e Babagjyshit të Vitit të Ri sfiduan të ftohtin në Budapest. Ata vrapuan duke brohoritur në të gjithë qendrën e qytetit, për të argëtuar vendasit dhe turistët. Ata u ndalën në disa pika për të bërë ushtrime dhe kërcime. Shumë nga pjesëmarrësit marrin pjesë në këtë ngjarje çdo vit.

Organizatorët mbledhin para për t’i dërguar ato për bamirësi. Këtë vit donacionet do të shkojnë për familjet që kanë fëmijë me sëmundje gjenetike. Rikujtojmë se John Roche-Kelly, një drejtues i cili kishte dalë në pension dy vjet më parë, mori një rol të papritur, duke luajtur rolin e babagjyshit të Vitit të Ri.

Roche-Kelly, 71 vjeç, është pjesë e një grupi burrash të moshuar të cilët, kur dalin në pension, kuptojnë se mund të bëjnë disa para shtesë, duke marrë rolin e babagjyshit të Vitit të Ri. Roche tha se: Përvoja për t’u sjellë gëzim festiv të vegjëlve në mbarë vendin ka qenë magjike. Ndonjëherë fëmijët pushtohen nga frika kur takojnë Babagjyshin. Në këtë botë të turbullt, një fëmijë që ulet dhe sheh sytë e Babagjyshit, duke shijuar momentin, është gëzim.