Bota Botë e Çuditshme

Ja sa PARA mund të fitosh nëse merr rolin e “Babagjyshit” në Britaninë e Madhe…

John Roche-Kelly, një drejtues i cili kishte dalë në pension dy vjet më parë, mori një rol të papritur, duke luajtur rolin e babagjyshit të Vitit të Ri. Roche-Kelly, 71 vjeç, është pjesë e një grupi burrash të moshuar të cilët, kur dalin në pension, kuptojnë se mund të bëjnë disa para shtesë, duke marrë rolin e babagjyshit të Vitit të Ri. Roche tha se:

Përvoja për t’u sjellë gëzim festiv të vegjëlve në mbarë vendin ka qenë magjike. Ndonjëherë fëmijët pushtohen nga frika kur takojnë Babagjyshin. Në këtë botë të turbullt, një fëmijë që ulet dhe sheh sytë e Babagjyshit, duke shijuar momentin, është gëzim.

Roche-Kelly do të jetë prezent në 30 evente këtë sezon. Vitin e kaluar, ai fitoi rreth 7,000 £. Lista e çmimeve e një babagjyshi varion nga 140£ për vizitat në shtëpi, që zgjasin 15-20 minuta, deri në 350£ në prag të Krishtlindjeve dhe 1,500£ për një slot në ditën e Krishtlindjes. Një kostum babagjyshi, i bërë me dorë kushton 1500£. Më pas janë çizmet dhe zilja, një shofer që do ta çojë babagjyshin në vizitat e tij, një asistent për të menaxhuar kalendarin e tij dhe çdo pajisje tjetër që mund të ketë nevojë për lajmet e gëzueshëm. Kelly vijon duke thënë se:

Cilësia më e rëndësishme e një ‘Babagjyshi’ është që ai të jetë i sjellshëm dhe miku më i mirë i çdo fëmije. Ai është në shumë mënyra njeriu i parë i famshëm që takojnë fëmijët dhe një babagjysh i mirë është po aq i emocionuar sa është edhe fëmija. Duhet t’i pëlqesh fëmijët dhe prindërit e tyre dhe duhet t’i kënaqesh duke qenë magjik. Jo shumë njerëz mund ta arrijnë këtë.

Rikujtojmë se Vitaly Borodin, një aktivist i shquar pro-Kremlinit, u ka bërë thirrje autoriteteve ruse të caktojnë Santa Claus si një “agjent të huaj”, duke argumentuar se figura e festës perëndimore minon vlerat tradicionale ruse. Në një letër drejtuar Prokurorit të Përgjithshëm Borodin pohoi se popullariteti në rritje i Babagjyshit në Rusi rrezikon At Frost (Ded Moroz), figurën kulturore qendrore në festimet e Vitit të Ri të Rusisë. Babai Frost, i përshkruar si me prejardhje nga Veliky Ustyug në Vologda Oblast, shoqërohet tradicionalisht nga mbesa dhe ndihmësja e tij, Snegurochka.