Një ish-punonjës i familjes mbretërore ka shpërndarë detaje emocionuese rreth kohës kur Princi William mori lajmin për diagnozën e kancerit të Kate Middleton, pas diagnozës së ngjashme të babait të tij, Mbretit Charles.
Jason Knauf, i cili ka punuar si asistent i Princit të Uellsit deri në vitin 2021, u shfaq në programin “60 Minutes Australia” ku përshkroi emocionet e Princit William, pas marrjes së lajmit të dy diagnozave që erdhën vetëm dy javë larg njëra-tjetrës.
Në dokumentarin e transmetuar, Knauf kujton se Princ William e mori këtë lajm shokues, duke thënë:
Ti je Princi William, dhe mëson se edhe gruaja dhe babai yt kanë kancer.
Princesha Kate njoftoi fillimisht në mars 2024 se po i nënshtrohej trajtimit për kancer, ndërsa në shtator të njëjtin vit përfundoi kimioterapinë dhe në janar të vitit 2025 njoftoi se ishte në “remision.” Diagnoza e Mbretit Charles u bë publike në shkurt 2024, një muaj para asaj të Princeshës së Uellsit.
Knauf përshkroi një telefonatë “të tmerrshme” me Princin William, duke theksuar se nuk e kishte parë atë kaq të trishtuar ndonjëherë më parë.
Ai gjithashtu foli për teori të çmendura dhe konspirative që qarkulluan në internet, duke dyshuar nëse Princesha Kate ishte vërtet e sëmurë, ndërkohë që ata nuk kishin mundur ende t’ua komunikonin fëmijëve lajmin.