Në Tajlandë, një baba beqar, Joe Lookphonbodee, bëri një gjest prekës për vajzën e tij të vogël. Në Ditën e Nënës në shkollë, ku çdo fëmijë kishte pranë nënën, ai nuk pranoi që vajza të ndihej e përjashtuar. Prandaj shkoi në aktivitet i veshur si nënë, me lule në dorë vetëm që ajo të ndihej e barabartë me të tjerët.

Studime të ndryshme kanë zbuluar se marrëdhënia mes baballarëve dhe vajzave të tyre është shumë e veçantë dhe ndikon thellë në jetën e femrave, madje edhe në moshën madhore. Një baba shpesh është më i butë dhe më i kujdesshëm me vajzën e tij, duke reaguar me më shumë emocione dhe shprehje dashurie. Kjo marrëdhënie ndryshon dukshëm nga ajo mes baballarëve dhe djemve, ku prindërit shpesh përqendrohen më shumë te arritjet dhe sukseset.
Një arsye për këtë mund të jetë lidhja biologjike e kromozomit X, që disa besojnë se e forcon këtë marrëdhënie me vajzën. Përveç kësaj, baballarët janë më të lirë të shprehen emocionalisht me vajzat, pasi shoqëria ka më shumë pritshmëri për vajzat që të shfaqin emocione. Ky faktor mund të ndihmojë që baballarët të angazhohen në një nivel emocional më të lartë me vajzat e tyre që nga mosha e vogël.