Celebrities Gossip Showbiz

“Jam i dëshpëruar”, babai i Meghan Markle ka një kërkesë publike për vajzën e tij…

Para pak ditësh, Meghan Markle ka sjellë në jetë një vajzë. Vajza është pagëzuar me emrin emri Lilibet “Lili” Diana Mountbatten-Windsor. Çifti ka treguar se vajza u quajt Lilibet, me pseudonimin që familja mbretërore i dha mbretëreshës Elizabeth, stërgjyshes së saj.   Përveç kësaj, një emër tjetër i dha homazhe Princeshës Diana, e cila vdiq në një aksident tragjik në vitin 1997.

Çifti tashmë janë prindër të një djali me emrin Archie, i cili ka lindur më 6 maj të vitit 2019. Kujtojmë se së fundmi, Markle i kishte anuluar të gjitha angazhimet për shkak të problemeve në shtatzëni. Pasi humbi foshnjën e saj verën e kaluar, ajo vendosi ta mbajë rrezikun në minimum.

Së fundmi është bërë e ditur se menjëherë pas lindjes, babai i Meghan, Thomas Markle ka shprehur dëshirën për të njohur mbesën e tij. Në një intervistë në “60 Minutes” në Australi, ai i ka kërkuar që ta falë dhe të takohen së bashku ose në të kundërt do të publikojë disa prova jo të mira, për sjelljen e Meghan kundrejt tij.

Përsa i përket lindjes së Lilibet, ai e ka marrë vesh përmes lajmeve në radio.

Jam shumë i dëshpëruar dhe do të jem shumë i zhgënjyer nëse nuk mund ta mbaj mbesën time në krahë.

Rikujtojmë, se marrëdhënia e Meghan-it me të atin, Thomas Markle, nuk ka qenë aspak tipike baba-bijë. Ndoshta sepse pasi Meghan doli publikisht me Harry-n, babai i saj nuk u përmbajt aspak në deklaratat publike. Në maj të 2018-ës, Thomas Markle nuk ishte i pranishëm në dasmën e së bijës me princin Harry. Duke përfituar nga fama e të bijës, babai i ish-Dukeshës paralajmëroi për një dokumentar ku do të fliste për jetën e tij dhe sigurisht për atë të Meghan.

Së fundmi gjithashtu është bërë e ditur se ish-dukesha e Sussex-it, Markle ka fituar betejën ligjore kundër ‘Mail On Sunday’ e cila kishte publikuar një letër që Meghan i kishte shkruar babait të saj. Muajin e kaluar, një gjykatës në Gjykatën e Lartë të Londrës vendosi që tabloidi kishte shkelur privatësinë e saj dhe të drejtën e autorit duke botuar pjesë të letrës me 5 faqe që i shkroi babait të saj, Thomas Markle, me në prag të dasmës së saj me Princin Harry.