Aktualitet

Balla për imunitetin e Ballukut: Pezullimi është i mjaftueshëm

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Mandateve ku u trajtua kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku.. Ai iu përgjigj gazetarëve ku u shpreh se beson është i mjaftueshëm, masa e pezullimit të Ballukut.

“Dua t’iu njoftoj se në përfundim të shqyrtimit nga këshilli për mandatet të kërkesës për autorizimin drejtuar kuvendit, se ka qene proces shume i mire. Jo pa arsye, por me arsye të qenësishme, Kuvendi i Shqipërisë nën drejtimin e kreut te Kuvendit dhe Këshillit ka marrë kohën e nevojshme sa kohë që u përfshi edhe GJK.

Diskutimi i sotëm, pyetjet e të gjithë deputeteve të dyja palëve, mendoj kanë hedhur dritë mbi shumë çështje qe lidhen me elementin thelbësor, prezumimin e pafajësisë. Sipas nenit 30 askush nuk është i fajshëm sa kohë nuk ka një vendim të formës së prerë.

Pala tjetër nuk kishte nevojë për shqyrtim se e kishin marrë vendimin e tyre për qëndrimin. Në rastin tonë, në emër të 5 deputetëve të PS kam informuar këshillin e mandateve se sa i përket propozimit të grupit të PD për dhënien e autorizimit ne nuk ishim dakord me atë mënyrë si është propozuar dhe do kemi një diskutim dhe një informim nga ana ime në mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PS.

Nuk e jep autorizimin këshilli, por e jep seanca plenare. Pas atij komunikimi i cili grupi i PS, në përfudnim të këtij procesi sapo kolegu im Ulsi Manja të ketë hartuar plotësisht raportin në emrin e 5 deputetëve tanë, do kemi dy relatorë, zoti Manja do hartojë raportin tonë ndërkohë që PD do sjellë raportin e saj”, tha ai.