Live From Tirana

“Banori më i kërkuar në Google…”/Eksperti i IT, Ardit Gavani: Selin ka goxha rënie…

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë eksperti i IT Ardit Gavani. Ai ka folur më shumë për kërkimet më të shpeshta që shqiptarët bëjnë në Google, sidomos tani në kohën e “Big Brother VIP 5”…

Cilët nga banorët e “Big Brother VIP 5” kërkohen më shumë në Google?

Tek zyrat tona kemi bërë një kërkim që e mbajmë në vëzhgim, personazhet kryesorë që përmenden në “Big Brother VIP”, që përmenden online. Kemi Selin, Rogert, Kristi, Miri, Brikena. ‘On Top’ vazhdon qëndron Rogerti, ka diferencë shumë të lartë nga të tjerët. Ka njerëz që e pëlqejnë, ka njerëz që nuk e pëlqejnë. Njerëzit kërkojnë edhe kur janë kuriozë. Në vend të dytë kemi Mirin. Më pas në vend të tretë kemi Brikenën. Selin ka rënë goxha. Pas Brikenës kemi Kristin. Por edhe Kristi ka rënie, sepse kur e kemi parë për herë të fundit ishte Rogerti në vend të parë dhe Kristi në vend të dytë. Tani ka rënie, ndoshta njerëzit e ndjekin nëpërmjet DigitAlb, ose tani e dinë kush është dhe nuk kanë nevojë ta kërkojnë.