Best of Live From Tirana
I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë eksperti i IT, Ardit Gavani. Ai ka folur më shumë mbi inteligjencën artificiale, si po manipulohen fotot dhe si po e përdorin të rinjtë duke i kërkuar këshilla nga më të ndryshmet…
Çfarë kërkojnë më shumë shqiptarët në internet dhe cilat janë zonat më të interesuara në Shqipëri?
Këto specifiket janë nga Google, që të japin informacion të saktë. Për fat të keq shumicën nuk i përmend dot sepse janë eksplicite, fjalor i keq dhe kanë të bëjnë më tepër me kërkim videosh porno. Edukata seksuale si term, për 5 vite, nuk kishte asnjë kërkim në Shqipëri. Por një gjë që mund të them, janë lodrat seksuale, ishin me volum 100%. Kjo tregon që kërkohen jashtëzakonisht shumë. Ka dhe shumë faqe në internet, në Instagram që shesin lodra seksuale dhe që janë me goxha ndjekës, që me sa duket janë me interes. Për lodrat seksuale në vitin 2025, Elbasani ishte në vend të parë, që është me 100% volum kërkimi, më pas kemi Korçën me 98%, Fierin në vend të tretë me 68%, Shkodër përfshirë dhe fshatrat me 54% dhe Vlora me 52%. Pastaj të tjerat janë irrelevante, vazhdonte me Berat, Kukës.
Kam nxjerrë dhe disa statistika të tjera që ia vlejnë për t’u folur. Një studim i kryer në Shqipëri nga një universitet në bashkëpunim me një organizatë evropiane, thoshte që nga mosha 18-23 vjeç, 53.8% e kërkimeve rreth seksit kryheshin në internet. Në kërkimin për përdorimin e prezervativit sipas statistikave, Shqipëria renditet e 36-ta nga 42 shtete. UNFPA në Shqipëri bënte një lidhje mes mungesës së edukatës seksuale me abuzimet seksuale, që ishin rritur nga 3.4% në 3.8% në Shqipëri. Në një studim që kishin bërë, nga 1000 fëmijë në Shqipëri, 10% e tyre thonin që kishin përjetuar një eksperiencë seksuale të padëshiruar në internet, pra që ishin sulmuar nga predatorë në internet. Për këtë pjesë dua t’i bëj thirrje dhe prindërve që të kenë kujdes se me kë komunikojnë fëmijët e tyre në internet. Dhe 16% e tyre njihnin dikë në jetë reale, që e kishin kontaktuar nga interneti. Ky ishte një studim i bërë nga ECPAT që merrej me studimin e sjelljeve të të rinjve në Shqipëri.