Best of Live From Tirana of 2025
I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë eksperti i IT-së, Ardit Gavani. Ai ka folur më shumë për Inteligjencën Artificiale dhe rreziqet e të mirat që vijnë prej saj…
Si gjenerohen videot AI dhe kush mund të ketë akses për të bërë video të tilla?
Videot AI bazohen në një teknologji të quajtur CGI, që qëndron për Computer Generated Images, pra imazhe të gjeneruara kompjuterikisht. Video të cilat janë modifikuar në mënyrë kompjuterike kanë ekzistuar dhe më parë, thjesht me bërjen trend të inteligjencës artificiale është dhënë një mjet shumë herë më i shpejtë dhe shumë herë më i avancuar sepse ky proces tashmë është automatizuar. Nëse më përpara do të duheshin shumë ekspertë, editorë dhe videografë për të krijuar pamjen e një filmi ku po luftohen me alienë, këtë gjë mund ta bëjë shumë thjesht një 15-vjeçar nga kompjuteri i tij duke përdorur një program falas online. Mhafton të kërkohet AI Video Generator në Goofle dhe ke shërbime pafund, njëra më e mirë se tjetra, njëra më e avancuar se tjetra, disa janë falas, disa janë me pagesë minimale.