Live From Tirana Tech

“Kamerierë robotë dhe…”/Eksperti i IT, Ardit Gavani: Do zëvendësohemi nga AI…

Best of Live From Tirana of 2025

I ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë eksperti i IT-së, Ardit Gavani. Ai ka folur më shumë për Inteligjencën Artificiale dhe rreziqet e të mirat që vijnë prej saj…

A po zëvendësohemi nga Inteligjenca Artificiale?

Ndryshimi i teknologjisë patjetër që sjell vdekjen e disa profesioneve dhe industrive. Do doja t’u kujtoja njerëzve që me hyrjen dhe bërjen masive të internetit, u zhfukën kasetat, u zhdukën CD. Ka kompani shumë të mëdha si Kodak, që prodhonte aparatë fotografikë apo filmash, e cila nuk është në treg sot sepse bëhen me celularë. Çdo epokë ka sjellë hapjen e shumë mundësive si dhe vdekjen e disa mundësive të tjera. Kjo është thjesht çështje evolimi. Momentalisht nuk duhet të frikësohemi, por është e afërt. Ne mund të jemi brezi i fundit që do të shohim disa teknologji dhe metodika të caktuara që do të zhduken njëherë e përgjithmonë. Unë bëj shpesh udhëtime në Amerikë dhe kam parë një market që nuk kishte fare punonjës, ishte pjesë e rrjeteve Amazon, ku ti mund të merrje produktet dhe nuk kishte fare punonjës. Janë hapat e parë të mënyrës se si ne bëjmë blerje. Ose për shembull makinat që janë të automatizuara, ne jemi brezi i fundit që do i japim vetë makinës, ti thjesht do hipësh në makinë e do i thuash më ço në këtë vend. Kamerierët po ashtu është një profesion që do zhduket. Në Gjermani 90% e stafit ishin robotë që vinim vërdallë dhe të sillnin porosinë. Këto do bëhen shumë herë më të dukshme. Supermarketet do jenë bosh, restorantet do jenë me robotë dhe të vetmit njerëz realë do jenë ata që po darkojnë afër teje.