Pak më parë, Lulzim Basha deklaroi se “Babëzia dhe hajdutëria e Edi Ramës, konsumuan dje aktin më të rëndë të ligjërimit të vjedhjes e pastrimit të parave të drogës”. Kryedemokrati reagoi një ditë pasi Maxhoranca në Kuvend miratoi ligjin që i hap rrugë shembjes së Teatrit: “I vetmi qëllim është grabitja e tokës në mes të Tiranës për të ndërtuar 6 kulla betoni. Nuk ka lidhje me teatri. Qëllimi është pastrimi i parave të pista të drogës. Vite më parë në një raport të OSBE u tha se vetëm nga korrupsioni i lejeve të ndërtimit, Rama ka përfituar mbi 200 mln euro,. Imagjinoni sa ka fituar këto vite nga paratë e drogës. Këto para nuk mbahen dot në thasë, as nuk futen në bankë, ndaj ka planifikuar këto ndërtime”-u shpreh Kryedemokrati Basha në një dalje për mediat nga Selia Blu.