Aktualitet

Miratohet statuti i PD-së, Basha fton kundërshtarët të bashkëpunojnë

 

Partia Demokratike ka një statut të ri që u miratua nga Kuvendi Kombëtar, i mbledhur sot mbi 4 orë në sallën e Pallatit të Kongreseve në kryeqytet. Kryetari Basha mbajti një fjalim të gjatë, të cilin e nisi duke kërkuar falje për gabimet, ndërsa u kujdes të theksonte se ishin rrethanat që e kushtëzuan. Në një sallë ku mungonin shumë prej kritikëve të tij kryesorë, Basha bëri një ftesë duke iu shtrirë dorën e bashkëpunimit. Në fjalën e kreut të Opozitës, nuk munguan akuzat për Qeverinë Rama, si përgjegjëse për atë që e cilësoi “Rrënim i Shqipërisë”, ndërsa iu rikthye Marrëveshjes Politike të 18 Majit, që e përshkroi si të diktuar nga jashtë, ndërsa tha se “Rama e keqpërdori”.