“Larg Europës po na mban krimi dhe korrupsioni. Problemi unik i Shqipërisë është lidhja e politikës me krimin”. Kështu deklaroi sot Lulzim Basha, një ditë pasi Këshilli Europian shtyu me një vit hapjen e negociatave me Shqipërinë. Por, lideri i Opozitës u zotua të punojë fort për të intensifikuar luftën ndaj krimit dhe korrupsionit. “Ka vetëm një rrugë për të marrë vendin që kemi aspiruar në Europë, është Qeveria e Edi Ramës që na mban peng”, – deklaroi Kryedemokrati.