Politikë

Basha takon austriakët: Kërkova hapjen e negociatave

Lulzim Basha priti sot dy deputetët Reinhold Lopatka dhe Mikael Hamer, të Partisë Popullore Austriake. Në prag të vendimit për hapjen ose jo të negociatave të anëtarësimit në BE të Shqipërisë, Kryedemokrati kërkoi mbështetjen e Austrisë : “Kemi nevojë për ndihmën austriake dhe europiane, ndaj kërkojmë hapjen e negociatave, si instrument kontrolli dhe presioni ndaj Qeverisë”, deklaroi kreu i PD, Lulzim Basha. Austria mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë, por deputeti Lopatka, i cili drejton Komisionin për Çështjet Europiane në Parlamentin Austriak, përmendi Çështjen Xhafaj : “Jemi të shqetësuar. Rasti Xhafaj duhet të trajtohet në mënyrë të besueshme, që të mbështesë rrugën e integrimit europian të Shqipërisë”, – tha Lopatka. Ndërkaq, Basha u pyet nga gazetarët mbi lajmin e mediave për mundësinë e ngritjes së një kampi refugjatësh në Shqipëri: “Është një karamele në gojën e hidhëruar të Europës për të marrë një sinjal pozitiv për hapjen e negociatave”, komentoi ai.