Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se mafia e kromit në 5 vite qeverise të Edi Ramës ka marrë jetë minatorësh sa në 20 vite të marra së bashku. Sipas shefit të opozitës kjo situatë duhet ndalur dhe që të ndalet duhet larguar kjo qeveri. Deklarata e Bashës u bë pas vizitës në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet një prej dy minatorëve të plagosur dje në galeritë e kromit në Bulqizë. Të dy punonjësit e nëntokës ndodhen jashtë rrezikut për jetën.