Siç paralajmëroi, Opozita bllokoi sot Kuvendin, një ditë pasi publikoi dokumente që tregonin dënimin në Itali për trafik ndërkombëtar droge të vëllait të Ministrit të Brendshëm. Lulzim Basha akuzoi Ministrin e Brendshëm se për të siguruar paprekshmërinë e të vëllait, falsifikoi dokumentet zyrtare të Kuvendit. Fjala e Bashës u ndërpre nga Kryeparlamentari Ruçi, çka çoi në momente tensioni. Demokratët u mblodhën rreth foltores, ndërsa kreu i Kuvendit ndërpreu seancën. Kjo nuk pengoi Bashën dhe më pas ish-kryeministrin Berisha që të mbanin fjalimet e tyre në sallën e Kuvendit, përmes transmetimit live në “Facebook”.