Politikë

Basha: Zotërinj ambasadorë, peshqit e mëdhenj janë në krahun tuaj

Lulzim Basha reagoi në Kuvend për deklaratën e sotme të Ambasadorit Amerikan Donald Lu se Qeveria, dështoi në arrestimin e Klement Balilit dhe komenteve të Kryeministrit për lidhjet e politikës me krimin: “Mos gënjeni veten tuaj zotërinj ambasadorë se shqiptarët nuk gënjehen më! Peshqit e mëdhenj janë në krahun tuaj në çdo pritje zyrtare dhe në podium e qeverisë këtu në parlament”. Nga foltorja e Kuvendit, kreu i grupit socialist, Taulant Balla i kujtoi Bashës lidhjet politike të Klement Balilit, i njohur si “Eskobari i Ballkanit” e më pas Balla dhe Basha replikuan për 3.4 milionë eurot nga Belgjika të bllokuara në dy Toyota Yaris në Durrës. Kryedemokrati tha se Balla është përgjuar nga shërbimet e huaja duke dhënë garanci për 3.4 milionë eurot.