Bordi i Drejtorëve Ekzekutivë të Bankës Botërore miratoi sot një financim shtesë prej 11 milionë dollarësh për Projektin e Modernizimit të Asistencës Sociale. Ky financim shtesë do të rrisë mbështetjen, për reformat që përmirësojnë barazinë dhe efiçencën e programeve të asistencës sociale në Shqipëri.