Pas 12 orësh bisedime maratonë në Bruksel, liderët e BE-së arritën më në fund marrëveshjen e emigracionit që i jep frymëmarrje lehtësimi Angela Merkelit. Shtetet e BE-së që do të kenë dëshirë të ngrejnë kampe, duhet t’i verifikojnë azilkërkuesit në territorin e tyre. Ndërkohë, propozohet që kontrolli i emigrantëve, sa i takon të drejtave për të kërkuar azil, të bëhet përpara se të arrijnë Bllokun. Shteteve në veriun e Afrikes dhe në Lindjen e Mesme, Bashkimi Europian do t’iu ofrojë ndihmë financiare në këmbim të dritës jeshile për ngritjen e qendrave të verifikimit në platformat rajonale ku grumbullohen emigrantët.