Liderët e Bashkimit Europian ranë dakort të vazhdojnë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë, lidhur me rolin e saj në krizën ukrainase. Pavarësisht përpjekjeve për armëpushim afatgjatë në Ukrainën Lindore, asnjëherë Marrëveshja e Minskut nuk është zbatuar plotësisht nga palët. Nga 2014-ta, sanksionet e Unionit zgjaten çdo 6 muaj.