Vjen edhe reagimi i BE lidhur me djegien e mandateve nga opozita. Zëdhënësja Maja Kocijancic thotë se “Thirrjet e disa anëtarëve të partive opozitare për të bojkotuar parlamentin dhe për deputetët që të heqin dorë nga mandati i tyre aktual janë kundërproduktive dhe shkojnë kundër përpjekjeve të reformave të vendit në BE”. Ajo tha se BE pret që që qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime konstruktive me qëllim tejkalimin e situatës aktuale politike.